Eco–Higjiena sh.p.k., me seli në Gjilan, është e themeluar më datën 23 maj 2012, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa veprimtarinë e saj e ka filluar më datë 1 Korrik të vitit 2012.
Eco–Higjiena është kompania e parë edhe e vetme në Kosovë në fushën e pastrimit, e cila është themeluar sipas Marrëveshjes së Partneritetit Publiko-Privat dhe kryen shërbimet e pastrimit me një shtrirje gjeografike në territorin e Regjionit të Gjilanit.
Eco–Higjiena bënë grumbullimin, bartjen dhe trajtimin e hedhurinave si dhe ofrimimin e shërbimeve tjera publike siç është pastrimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, shesheve të qytetit, varrezave dhe tregjeve.
Aktiviteti i saj shtrihet në Regjionin Jug-Lindor të Kosovës: Gjilan, Viti dhe Kamenicë ndërsa ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me Komunën NovoBërd, Partesh, Ranilluk, dhe Kllokot.
Aktivitetin e saj e ushtron në pajtim me dispozitat ligjore të aplikueshme të Republikës së Kosovës duke qenë e pajisur me Licencën përkatëse nga Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (http://www.mmph-rks.org/)
Eco–Higjiena ka të punësuar 160 punëtorë, respektivisht 109 punëtor në Gjilan, 21 punëtor në Viti dhe 23 punëtor në Kamenicë dhe 7 punëtor në Novobërdë.
Me aktivitetin e saj që ushtron, Eco–Higjiena ndikon direkt në mbrojtjen e ambientit dhe hapësirës ekologjike dhe në mënyrë indirekte në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Eco–Higjiena ka një staf profesional, paisje bashkohore, menaxhment serioz dhe të përkushtueshëm.
Me shërbimet e saja, është duke sjellë pranë qytetarëve, imazhin e një Epoke te Re në fushën e pastrimit dhe mirëmbajtjes hapësinore duke i dhënë një dimension të ri shërbimit që ofron.
Eco-Higjiena është anëtare e Odës Ekonomike të Kosovës. ( http://www.oek-kcc.org/ ) e Shoqatës PAMKOS, e Organizatës OeKG – Shoqërisë Austro-Kosovare ( http://www.oekg-ks.org/ ) antare në EIC / Europian Investors Concil/ ( http://www.eic-ks.eu/ ) dhe asociacione të tjera.
Ajo është e licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për Administrimin e Mbeturinave . ( Shih Licencën)
Komentet e Fundit