Grumbullimi i Mbeturinave

1039756_388616774575706_832892947_oGrumbullimi i Mbeturinave

Në programin e punës operative të grumbullimit të mbetjeve urbane, “ECO-HIGJIENA” shtrinë aktivitetin e saj perms njësive të saja punuese të mbar teritorin gjeografik të Ana Moravës

BARTJA E MBETURINAVE 

Eco-Higjiena Sh.p.k.  organizon grumbullimin dhe bartjen e mbetjeve urbane në Gjilan, Viti, Artanë ( Novo Bërd) . Kamenicë dhe 19 fshatra të Komunës së Gjilanit. Ndërsa me licence të saj edhe në Partesh, Ranilluk dhe Kllokot.

Bartja mbeturinave kryhet edhe në  fshatra si : Shillovë, Cernice, Zhegër, Kmetovc, Bresalc, Përlepnicë, Livoq i epër, Livoq i poshtëm, Malishevë, Pogragjë, Uglar, Velekincë,Velekince e muhaxhereve, Dobërqan, Lladove, Llashtice,Kosaq etj,.

Interesimi i qytetarëve dhe strategjia e kompanisë ka zgjuar interesin që shërbimet të zgjerohen edhe në zonat tjera rurale. Hartimi i planit operativ për zgjerim te aktivitetit të kompanisë është objektiv i kompanisë të ofroj shërbime edhe në zonat rurale.

Ekipet  punuese “Eco-Higjiena” u  shërbejnë më shumë se   20.000 klientëve duke quar kështu misionin e saj ekologjik .

 Bartja e mbeturinave

Organizimi i bartjes së mbeturinave bëhet në 3 turne, bëhet në tre turne :

– turni i I  05:00 deri 13:00 ,

– turni i II  13:00 deri 20:00

– turni i III 22:00-05:00.

Llojet e mbeturinave :

Mbeturinat shtëpiake janë ato të cilat dalin nga vendbanimet, duke përfshirë shtëpitë, kontejner-shtëpitë, kampingjet, burgjet apo mbetjet  nga shkollat, kolegjet apo universitetet.

Mbeturinat komerciale vijnë nga lokalet që shfrytëzohen plotësisht apo kryesisht për tregti, biznes, sport, rekreacion apo argëtim.

Mbeturinat industriale janë mbeturinat të krijuara nga fabrikat apo proceset industriale. (Disa lloj mbeturinash si ato të rrezilshme dhe kontaminuese, kompania Eco-Higjiena nuk o ofron shörbime).

Mbeturinat organike

Mbeturinat organike, kryesisht ato të  kopshtit, barishtet e ndryshme, mbetjet e zarzavateve, gjethet, lulet,  mbetjet e krasitjeve, dhenglat e drurit, hiri i drurit etj. Mbetjet ushqimore,mbetjete shtazore, therrtore etj.

Kompania Eco-Higjiena eshtë duke planifikuar organizimin e bartjes së veçant të llojit të kësaj mbetje në formë të një Pilot-Projekti me qëllim të nxitjes së qytetarëve për pregaditje të kompostit natyral për nevoja shtëpiake apo komerciale. Marrja dhe bartja e mbetjeve të tilla do të organizohet përmes hedhurinarëve special dhe të vendosur në vende të caktuara. Periudha kohore e paraparë për  grumbullim dhe bartje do të jetë nga mesi i muajit mars deri në fund të muajit shtator.

Përmes këtij riciklimi biologjik i kontribojmë në radhë të parë natyrës dhe resurseve hapsinore si dhe ruajtjes së baraspeshës ekologjike.

[slideshow_deploy id=’454’]