Për mirëmbajtje sa më efikase të sipërfaqeve publike Eco-Higjiena ka definuar qartë programin e punës i cili hartohet çdo vit. Përgjegjëse dhe kompetente për aprovimin e këtij programi është Bordi Drejtorëve të kompanisë.
Në vitet e fundit në këtë sektor është investuar mjaft në teknologji dhe mjete të punës me qellim të ngritjes të kualitetit në shërbim. Mjetet moderne të punës lehtësojnë kryerjen e shërbimit dhe ngrisinë cilësinë e shërbimit.
Ekipet mobile të shërbimit kryejn shpejt dhe pa komplikime aktivitete të ndryshme të mirëmbajtjes në sipërfaqe publike dhe sipas kërkesë dhe nevojës së Komunës edhe detyra të tjera.
Karakteristikë e veqant e kompanisë Eco-Higjiena është shërbimi i saj i shpejt në çdo kohë dhe stinë.
Aty ku mbahen manifestime publike – aty është edhe Eco-Higjiena. Ajo pastron ambijentin nga mbetjet urbane pas manifestimeve.
Mbi 50.000 m2. Sipëfaqe publike si rrugë parqe shtrat-lumi etj. të qytetit të Gjilanit dhe Vitisë pastrohen dhe mirëmbahen nga ekipet punuese që janë të angazhuar në të katër stinët e vitit.
Eco-Higjiena mirmban dhe përkujdeset poashtu për parqet e qytetit, rrethojat e gjelbruara, lulishtet nëpër qytet, drunjët dekorues, rrethet qarkore, varrezat e qytetit dhe ato të dëshmorëve, zbukurimin e qytetit me rastin e festave dhe manifestimeve të ndryshme dhe shumë punë të tjera.
[slideshow_deploy id=’454’]
Komentet e Fundit