Politika e privatësisë

Politika e Privatësisë dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale

Eco-Higjiena Sh.p.k., me seli në Gjilan, është e përkushtuar të mbrojë privatësinë dhe të dhënat personale të klientëve, punonjësve dhe partnerëve të saj, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

1. Parimet e Përpunimit të të Dhënave

Të dhënat personale përpunohen:

  • në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe transparente;
  • vetëm për qëllime të përcaktuara dhe legjitime;
  • në masën e domosdoshme për ofrimin e shërbimeve;
  • duke garantuar siguri, konfidencialitet dhe integritet të plotë.

2. Çfarë të dhënash përpunojmë?

Përmes faqeve tona “Kontakti” dhe “Karriera”, mbledhim të dhëna personale që jepen vullnetarisht nga përdoruesit. Këto përfshijnë:

a) Përmes faqes “Kontakti”:

  • Emri dhe mbiemri
  • Numri i telefonit
  • Email adresa
  • Subjekti dhe mesazhi

b) Përmes faqes “Karriera”:

  • Pozita për të cilën aplikohet
  • Emri dhe mbiemri
  • Email adresa
  • Numri i telefonit
  • Dosja CV (e ngarkuar nga aplikanti)
  • Përgjigjja në pyetjen: “Pse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë?”

3. Si i mbrojmë të dhënat tuaja?

Eco-Higjiena zbaton masa teknike dhe organizative për të parandaluar qasjen, keqpërdorimin apo humbjen e të dhënave personale:

  • Sisteme të sigurta IT dhe qasje të kufizuar për stafin
  • Back-up të rregullta të të dhënave
  • Rregulla të brendshme për ruajtjen dhe fshirjen e të dhënave
  • Trajnime të stafit mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave

4. Të drejtat tuaja

Çdo qytetar ka të drejtë:

  • të informohet për mënyrën e përpunimit të të dhënave;
  • të kërkojë korrigjim ose fshirje të të dhënave;
  • të tërheqë pëlqimin për përpunim;
  • të parashtrojë ankesë pranë Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP) në rast të shkeljes së privatësisë.

5. Periudha e ruajtjes së të dhënave

Të dhënat personale ruhen vetëm për kohën e nevojshme për ofrimin e shërbimeve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ato fshihen ose anonimizohen.

6. Kontakti për Mbrojtjen e të Dhënave

Për çdo pyetje, kërkesë apo ankesë lidhur me mbrojtjen e të dhënave, ju mund të na kontaktoni në: