Veprojmë me përkushtim ndaj qytetarëve dhe mjedisit, duke siguruar shërbime të rregullta, të besueshme dhe profesionale çdo ditë. Prioriteti ynë është të mbajmë pastër ambientin dhe të kontribuojmë në mirëqenien e komunitetit.
Garantojmë komunikim të hapur dhe shërbime të qarta. Çdo faturë, çdo proces dhe çdo shërbim janë të dokumentuara, për të ndërtuar besim të qëndrueshëm me qytetarët dhe partnerët tanë.
Përdorim metoda dhe teknologji moderne për menaxhimin e mbeturinave, riciklimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës. Përmirësojmë vazhdimisht proceset për t’ju ofruar shërbime më efikase dhe më të sigurta.
Në Eco-Higjiena, misioni ynë është të garantojmë menaxhim të sigurt dhe efikas të mbeturinave, duke krijuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për komunitetin.
Çdo ditë punojmë për të:
Suksesi i kompanisë sonë bazohet mbi përkushtimin dhe profesionalizmin e punonjësve tanë. Për këtë arsye, njerëzit janë në qendër të vëmendjes sonë si qytetarë, ashtu edhe si staf.
Punonjësit tanë janë shtylla kryesore e kompanisë: nga ekipet në terren, shoferët dhe teknikët, deri te stafi administrativ dhe menaxherët. Ne investojmë vazhdimisht në trajnimin, sigurinë dhe mirëqenien e tyre, duke krijuar kushte pune të dinjitetshme dhe mundësi zhvillimi profesional.
Ne Eco-Higjiena, ofrojmë kushte pune të sigurta, mundësi zhvillimi profesional dhe një mjedis ku çdo punonjës ndihmon në realizimin e vizionit tonë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Ne jemi lider në fushën e menaxhimit të mbeturinave në Gjilan, Viti dhe Kamenicë, duke ofruar shërbime të besueshme dhe të standardeve të larta për komunitetin.
Vizioni ynë është të bëhemi shembull në gjithë Kosovën për menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave, duke kaluar nga grumbullimi dhe trajtimi tradicional drejt riciklimit modern dhe efikas.
Me investime në teknologji bashkëkohore dhe angazhim të vazhdueshëm për mbrojtjen e mjedisit, synojmë të krijojmë një cikël të mbyllur të menaxhimit të mbeturinave – ku mbetjet shndërrohen në resurse dhe gjenerohen përfitime për shoqërinë dhe ekonominë.
Ne punojmë për një komunitet më të pastër, një mjedis më të gjelbër dhe një të ardhme më të shëndetshme për gjeneratat që vijnë.
Eco–Higjiena Sh.P.K., me seli në Gjilan, është themeluar më 23 maj 2012 dhe ka filluar veprimtarinë më 1 korrik 2012.
Është kompania e parë dhe e vetmja në Kosovë që operon në fushën e menaxhimit të mbeturinave në bazë të një Partneriteti Publiko–Privat, duke ofruar shërbime të rregullta për qytetarët dhe bizneset në Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
Për më shumë se një dekadë, kompania ka kontribuar në ngritjen e standardeve të menaxhimit të mbeturinave dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës për komunitetin lokal.
Në kuadër të shërbimeve të saj, Eco-Higjiena bashkëpunon ngushtë me KMDK – Korporatën për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, për depozitimin dhe trajtimin e sigurt të mbeturinave.
Ky bashkëpunim siguron që mbeturinat e grumbulluara nga territori i tri komunave të trajtohen në përputhje me standardet mjedisore dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet këtij partneriteti, kompania synon të garantojë një proces të qëndrueshëm, të kontrolluar dhe transparent të menaxhimit të mbeturinave – duke kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e qytetarëve.
Eco–Higjiena merret me:
Shërbimet tona mbulojnë:
Eco-Higjiena ka 124 punëtorë të përkushtuar, të shpërndarë në tri komunat kryesore ku ofron shërbimet e saj.
Staf profesional, menaxhim serioz dhe pajisje bashkëkohore na mundësojnë të garantojmë cilësi të lartë në çdo proces të punës.
Kompania operon në pajtim me legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe është e licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për administrimin e mbeturinave.
Shërbimet tona mbulojnë:
Bashkë për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm
Bashkëpunimi me këta partnerë është thelbësor për arritjen e qëllimeve tona dhe për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë këtë bashkëpunim dhe të kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit tonë.
