Të nderuar konsumatorë të shërbimeve tona !
Gjatë procesit të punëve nga veprimtaria jonë kemi dëshmuar se jemi të përkushtuar të ofrojmë shërbime cilësore dhe efikase për klientët tanë .
Kemi konstatuar se ka shumë klientë të cilët përkundër gjithë përpjekjeve tona për shërbim cilësor dhe inkasim efikas , kanë akoma borgje të papaguara ndaj nesh të cilat janë krijuar në rrethana të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme.
Borgjet e juaja kundruall Kompanisë Eco- Higjiena e kanë sjellë atë disa herë në situata të vështira dhe të padëshirueshme ekonomike , gjë që ka rezultuar edhe në cilësinë e shërbimeve tona ndaj jush.
Prandaj, të shtyrë nga kjo situatë, inkurajojmë që secili klientë me obligime ndaj nesh, të paraqitet në zyret e Kompanisë Eco- Higjiena edhe gjatë kohës së festave të muajit maj 2022, me datë 3 maj dhe 9 maj në mënyrë që me secilin mbi baza individuale të zgjidhim këtë çështje.
Vetëm pagesat që kryhen rregullisht dhe në kohë, garantojnë një shërbim cilësor dhe bashkëkohor !
Shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë të gjithë klientët tanë të cilët përkundër vështërsive që na janë shkaktuar në të kaluarën, kanë qenë lojal dhe pagues të rregullt , duke ju premtuar njëherit, se do të angazhohemi edhe më tutje në ngritje të cilësisë së shërbimeve tona .
Me respekt ,
Eco- Higjiena SH.P.K.
No Comment
You can post first response comment.