Eco-Higjiena është partner i besueshëm për komunën dhe qytetarët në Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
Çdo ditë kujdesemi për një mjedis të pastër dhe të sigurt, duke ofruar shërbime të rregullta dhe të standardizuara për mbledhjen e mbeturinave.
Menaxhim i sigurt i mbeturinave në Gjilan, Viti dhe Kamenicë.
Në Eco-Higjiena, angazhohemi për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset e komunës sonë. Përkushtimi ynë është pastërtia, siguria dhe një mjedis i qëndrueshëm për të gjithë.
Sigurojmë grumbullimin dhe transportin e mbeturinave nga amvisëritë dhe bizneset çdo ditë.
Ofrojmë regjistrim të shpejtë dhe pagesa të thjeshta, duke garantuar një shërbim të besueshëm.
Në të ardhmen, Eco-Higjiena synon të zgjerojë gamën e shërbimeve duke menaxhuar dhe trajtuar mbetjet e ndërtimit dhe materialet e ngurta sipas standardeve më të larta mjedisore.
Si pjesë e vizionit tonë afatgjatë, planifikojmë të krijojmë sisteme riciklimi dhe iniciativa edukative për qytetarët
Ton mbeturina të grumbulluara
Amvisëri të shërbyera çdo vit
Biznese të regjistruara për shërbime
Shërbim i besueshëm dhe i rregullt
Pyetje të shpeshta
Regjistrimi si klient bëhet në zyrat tona në komunën tuaj përkatëse (Gjilan, Viti ose Kamenicë).
Mjafton të sillni një dokument identifikimi dhe adresën e saktë të banimit. Pas regjistrimit, do të pajiseni me kontratë dhe do të përfshiheni në sistemin tonë të shërbimeve.
Pagesat mund t’i kryeni në:
Në të ardhmen, do të ofrojmë edhe pagesa online përmes web faqes sonë zyrtare.
Në rast se humbni faturën, mund të paraqiteni në zyrën tonë më të afërt ose të na kontaktoni në office@ecohigjiena.com.
Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të gjeneroni një kopje të re të faturës ose ta dërgojmë atë me email.
Për të marrë një kontenier, duhet të jeni klient i regjistruar në sistemin e Eco-Higjiena.
Pas regjistrimit, mund të paraqiteni në zyrat tona për tërheqjen e kontenierit.
Na kontaktoni për çdo pyetje ose informacion mbi shërbimet tona. Ekipi ynë do t’ju përgjigjet shpejt dhe do t’ju ofrojë mbështetje dhe këshilla të dobishme.
