„Tregu i gjelbert“ apo më mirë i njohur tek populli si “Pazari“ paraqet hapësirën më të rëndësishme të qytetit e cila është e destinuar për kryerjen e shërbimeve të qarkullimit të mallrave të shitë-blerjes të gjitha llojeve duke filluar nga ato buqësore dhe duke përfunduar nga ato të zejtarëve dhe industrisë së lehtë.
Tregu i gjelërt në Gjilan, Kamenicë dhe Vit si dhe ai i kafshëve ne Viti, jane sektor të rëndësishëm ekonomik të regjionit të Anamoravës. Tregtarët, si dhe fshatarët e regjionit ofrojnë prodhimet e tyre stinore. dhe prodhime të ndryshme industriale.
Tregu apo pazari vendtakime keto te pashmangshme tregtare jane pjese e pashmangshme kulturore jo vetëm te gadishullit ballkanik, por edhe me gjerë, nuk mund të anashklohet as tregu i Gjilanit nga kultura e Regjionit të Anamoravës.
Meqë sot tregtia ka marr përmasa globale edhe tregu i Gjilanit ai i Vitisë dhe i Kamenicës ofrojnë prodhime nga të 4 anët e Globit Tokësor në këtë regjion.
Për të ngritur Tregun e Gjelbert në nivel të nevojave të kohës si për tregtar poashtu edhe për konsumator, mbetet qe përgjegjësit komunal të krijonë kushte të mirefillta infrastrukturale.
Pavarësisht nga kjo, kompania Eco-Higjiena në kuadër të përgjegjësive që ka, organizon menagjimin e inkasimit dhe mirëmban sipërfaqen tregtare në aspektin higjenik.
Në Viti, përveq Tregut të Gjelbërt njësia e punës Eco-Higjiena mirëmban dhe menagjon edhe tregun e kafshëve.
Edhe në këtë treg mbetet që në një të ardhme të afërt Komuna të krijoj kushte infrastrukturale për kushte dhe shërbime më cilësore.
[slideshow_deploy id=’454’]
Komentet e Fundit